Kuvendi voton sot për heqjen e imunitetit të Berishës, opozita në protestë!

Ditën e sotme, Kuvendi pritet të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, pasi Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK, për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit dhe Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e firmosur nga 30 deputetë opozitarë, për pezullimin e masave ndaj tij.

Më pas, do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, arrest në shtëpi apo arrest në burg, i cili është nën hetim për aferën “Partizani”.

Një ditë më parë, në Kuvend u depozituan edhe dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve. Të dy raportet, si i mazhorancës dhe opozitës i rekomandojnë Kuvendit dhënien e autorizimit ndaj kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe më pas arrestimin e tij.

Si Patia Socialiste, ashtu edhe Partia Demokratike,  argumentojnë se akuzat ndaj Berishës nuk janë politike. Nga ana tjetër, ndërsa Kuvendi pritet të votojë për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, opozita ka paralajmëruar protestë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *