Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 75 vota heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha dhe dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë së tij.
Të vetmit që votuan ishin deputetët e Partisë Socialiste, të cilët miratuan kërkesën e SPAK në mes të kaosit dhe rrëmujës. Berisha u thërrit nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla për të mbajtur fjalën por ish-kryeministri refuzoi të flasë, duke vendosur si kusht nxjerrjen e gardës nga salla e Parlamentit.
Heqja e imunitetit i hap rrugën arrestimit të Sali Berishës, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.