Konkurrentja e “DWTS” dhe moderatorja Enxhi Nasufi, ka qenë e ftuar tek emisioni “Top Albania Radio”, ku ka bërë një rrëfim personal për jetën.
Enxhi ka treguar që para “DWTS”, është ndarë nga ish-partneri i saj, pas 7 vitesh lidhje. Enxhi është shprehur që edhe pse nuk janë më bashkë, ajo i uron më të mirat atij. Ajo është e bindur që ai e ndjek me krenari gjatë spektaklit.
Enxhi: “Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara “Dancing With The Stars” kam pasur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7 vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari.”