Një aksident i rëndë i mori jetën një ditë më parë 23-vjeçarit nga Shqipëria, Andon Kumria, në Bergamo të Italisë.
23-vjeçari është aksidentuar në orën 05:30 të mëngjesit të së enjtes. Edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin Papa Giovanni në Bergamo, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. I riu kishte disa vite që punonte si kuzhinier në një restorant në Bergamo.
Vdekja e tij e parakohshme ka tronditur pa masë familjarët e tij dhe punonjësit në restorantin ku ai punonte. Lamtumira e fundit do t’i jepet të shtunën e 23 dhjetorit në Bergamo.