Aksidentohet automjeti i Gardës që shoqëronte familjarë të gjyqtares Irena Gjokës!

Eskorta e Gardës që shoqëronte familjarët e gjyqtares Irena Gjoka është aksidentuar mbrëmjen e djeshme.

Bëhet me dije se eskorta e gardës është përplasur nga një makinë policie në Selitë.

“Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.

Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *