Përmes amendamentit të ri, të dorëzuar fillimisht nga Ministria e Emigracionit dhe Azilit, e tashmë të zytarizuar, Greqia parashikon që emigrantët nga vendet e treta, të cilët kanë qëndruar në vend pa leje për tre vjet deri më 30 nëntor 2023, tani kanë të drejtë të marrin një leje qëndrimi të ligjshme nga Sekretariati i Administratës së Decentralizuar.
Amendamenti është botuar në Fletoren Zyrtare me nr. 5078, si amendamenti i fundit për legalizimin e kategorisë së emigrantëve 56/7 14.12.2023, që u miratua në parlament më 18 dhjetor, e përfshirë si shtesë në nenin 187 në projektligjin e ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Sociale.
Në këtë mënyrë, amendamenti ka marrë formën zyrtare dhe tashmë mbeten në pritje vetëm vendimet përkatëse ministrore për zbatimin në praktikë. Kujtojmë se amendamenti përbën në fakt dy modifikime të nenit 23 të Kodit të Emigracionit dhe të nenit 57 të Kodit të Legjislaturës për mbrojtjen ndërkombëtare dhe pritjen e refugjatëve, si dhe një sërë nenesh për legalizimin me kushte të disa kategorive që nuk kanë patur shans legalizimi 5 vjeçarin e fundit.
Padyshim që përbën një shans evidentimi të prezencës së tyre të fuqishme në tregun e punës e ekonominë greke, si për punëtorët sezonalë ashtu edhe për gratë –kryesisht- që janë të punësuara si ndihmëse shtëpiake, por do të mund të përfshihen edhe kategori të tjera.