Ish-konkurrentja e “Love Island”, Xhoana Kurti ka “thyer” heshtjen dhe ka folur për herë të parë për bashkëjetesën me Ergys Dashin në Guayaquil të Ekuadorit, me të cilin ka dhe një djalë.
Xhoana ka treguar momentin e vështirë ku ka treguar mes emocionesh momentin e vështirë se i kanë çuar foton e partnerit të vrarë për ta njohur edhe pse ajo ishte 9-muajshe shtatzënë, në pritje të fëmijës së tyre.
“Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion”, tha Xhoana në emisionin “Glamour Zone”
Ajo ka zbuluar edhe “luftën” për pasurinë që ka bërë me familjarët e Ergys Dashit, pas vrasjes së këtij të fundit.
Sipas saj, ata kishin dyshime mbi atësinë e fëmijës, teksa Xhoana tha se me babain e Ergys Dashit nuk ka asnjë kontakt edhe sot