Filmi autobiografik i futbollistit Zlatan Ibrahimovic, aktorë kryesorë do jenë dy shqiptarë

Zlatan Ibrahimovic ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme. Suedezi filloi karrierën e tij profesionale në futboll me Malmo në vitin 1999.

Ai shënoi 18 herë në 47 ndeshje, duke fituar një lëvizje prej 8.7 milionë euro në Ajax dy vjet më vonë.

Karriera e Zlatan që nga ajo kohë ka shkuar vetëm në ngritje. Ai ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha në botë, duke përfshirë Barcelonën, Inter, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Tani 39 vjeç, Ibra Kadabra vazhdon të bëjë gjëra të jashtëzakonshme në Serie A me AC Milan.

Futbollisti është një nga lojtarët më të mirë dhe tani është në përgatitje të një filmi në lidhje me karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Filmi titullohet ‘I Am Zlatan’ dhe është realizuar nga Lucky Red.

Drejtuar nga Jens Sjogren dhe shkruar nga Jakob Beckman e David Lagercrantz, filmi bazohet në dokumentarin e Ibrahimovic me të njëjtin emër dhe flet për fillimet e tij e deri në një nga sulmuesit më të mirë të planetit.

Aktorët që do të interpretojnë si Zlatan janë Dominic Bajraktari Andersson (nga 11 deri në 13 vjeç) dhe Granit Rushiti (nga 17 në 23 vjeç).

Zlatan publikoi trailerin në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të hënën dhe atë mund ta shikoni më poshtë:

https://twitter.com/Ibra_official/status/1409468653217669125?s=20

 

Sipas Goal, premiera e këtij filmi do të jetë më 10 shtator.

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *