Përbërësit:
¾ filxhan gjalpë të shkrirë
1 ½ lugë mustardë Dijon
1½ lugë çaji salcë Worcestershire
1 ½ lugë fara lulekuqe
1 lugë qepë të tharë të grirë
24 mini simite sanduiçësh
500 gr kile proshutë me feta holla
500 gr djathë me feta i prerë hollë
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 175 gradë C. Lyeni me yndyrë një tavë pjekjeje. Në një tas, përzieni së bashku gjalpin, mustardën Dijon, salcën Ëorcestershire, farat e lulekuqes dhe qepën e tharë.
Ndani simitet në gjysmë dhe vendosni pjesët e poshtme në enën e përgatitur për pjekje. Shtroni rreth gjysmën e proshutës mbi simite. Sipër proshutës vendosni djathin dhe sipër i hedhim në një shtresë fetat e mbetura të proshutës. Vendosni pjesën e sipërme të simiteve mbi sanduiçe. Masën e mustardës e hedhim në mënyrë të barabartë mbi simite. Piqeni në furrën e parangrohur derisa bukët të kenë marrë një ngjyrë kafe të lehtë dhe djathi të jetë shkrirë, rreth 20 minuta.