Ka reaguar Lulzim Basha lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë për vulën dhe logon e PD-së.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë se vonuar per çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çeshtje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës”, thuhet në reagim.