Princ Leka dhe Elisa Zaharia, prindër të një vazje vendosën që t’i japin fund martesës së tyre. Një lajm ky i cili qarkulloi me shpejtësi në mediat shqiptare dhe ka qenë kryefjala përgjatë ditëve të fundit.
Por, cili ishte shkaku që solli këtë ndarje të çiftit? Ende nuk dihet, por ajo që po përflitet lart e poshtë është historia e re e dashurisë së Princ Lekës. Po thuhet se Princi aktualisht është në një marrëdhënie të re me një fotografe, të quajtur Blerta Celibashi. Ndonëse e dimë se aty ku ka zë s’është pa zë, JOQ ka kontaktuar me Blertën për të kuptuar më shumë. Ajo ka vendosur mos japë asnjë koment lidhur me këto ‘thashetheme’ që janë duke qarkulluar. Pra, nuk ka thënë “Po”, por as “Jo”, përgjigje e cila ka ngritur më tepër dyshime se çifti më i ri është pikërisht: Princ Leka dhe Blerta Celibashi.
“Përshëndetje Joq, ju falënderoj për mesazhin/interesimin tuaj. Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, ka thënë Celibashi. Ndërkohë, nga një vëshgim i shkurtër në rrjetet sociale Princ Leka dhe Blerta ndiqen me njëri-tjetrin në “Instagram”, madje ai e ka “folloë” edhe në profilin e saj të punës.