Rama: Kush shkel ligjin të ndëshkohet!

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët deklaroi se përgjegjësia penale është individuale, për këdo në qeveri.

Rama tha se kushdo që shkel ligjin duhet të ndëshkohet.

“Nuk besoj se ka ndryshuar gjë sepse këtu nuk është fjala për qasja, por për një koncept të thjeshtë, që përgjegjësia qeverisëse është e kryeministrit, ndërsa përgjegjësia penale është individuale . Nuk ka përgjegjësi të ndarë kur është fjala për individët që abuzojnë me detyrën prapa kurrizit të të tjerëve dhe përpiqen të përfitojnë nga fuqia që i jep detyra. Përgjegjësia politike është për qëllimet e shpallura. Besoj se bëhet më e qartë në sensin që qeveria , kryeministri, forca që udhëheq mbajnë përgjegjësi për mënyrën se si reagojnë ndaj shfaqjes se shkeljes së ligjit dhe parimit të punës së përbashkët. Unë do të mbajë përgjegjësi nëse do të isha i pavendosur ose i kundër vendosur ndaj shfaqjeve të shkeljes së ligjit nga ana e cilitdo brenda rrethit të kësaj force qeverisëse, atëherë po”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *