Princ Leka konfirmon lidhjen me fotografen?!

Princ Leka ka nisur një marrëdhënie të re dashurie me fotografen Blerta Celibashi.

Nga Princi pritej një reagim për këtë situatë dhe mesa duket ky është hapi i parë drejt reagimit dhe konfirmimit nga vetë Princi.

Ai postoi në Instastory një foto me një apart fotografik në duar.

 

Ky veprim i Princ Lekës është marrë nga ndjekësit si një konfirmim i lidhjes me fotografen 25-vjeçare.

Princi bën “tag” në secilën foto që është shkrepur nga Blerta Celibashi. Ndoshta kjo shpjegon edhe arsyen se së fundmi, ai ka qenë tepër aktiv në rrjete sociale ku ka postuar foto të ndryshme profesionale. Ndarja e Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia ka qenë shumë e përfolur ditët e fundit, teksa tashmë kanë nisur edhe procedurat e divorcit.

Kartolina e Krishtlindjes nuk ishte ajo e familjes mbretërore që jemi mësuar të shohim ndër vite. Princ Leka dhe Elia Zaharia duket se e kanë vendosur që rrugët e tyre vitin që vjen të jenë të ndara.

Ata kanë postuar foto veçmas me vajzën e tyre ndërsa kanë shmangur praninë e njëri-tjetrit në evente dhe ceremoni të ndryshme. Në asnjë moment nuk i kemi parë bashkë. Ajo që nuk dihet ende, është arsyeja që ka sjellë ndarjen e çiftit mbretëror.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *