Ledion Liço: Sara të dua, je frymëzim!

Ledion Liço përmes një postimi në Instagram shkruan se partnerja e tij, Sara Hoxha është një super-mommy.

Ledioni ka falënderuar Sarën për punën që ajo bën në TV por dhe mbështetjen që i jep në familje, së bashku me tre fëmijët e tyre.

“Ky vit qe për mua ndër më të bukurit. Në këtë video janë familja ime e dytë, me të cilët harxhoj thuajse aq kohë e kujtime sa ajo që më pret në shtëpi. I jam falënderues çdonjërit prej tyre për punën fantastike dhe vetëmohuese. Të gjithë ju e keni dashurinë brenda ndaj kjo që bëjmë na shijon kaq shumë.

I jam edhe më falënderues gjysmës sime më të mirë e cila ja del të jetë një frymëzim për grupin tonë të punës, një Super-Mommy për tre të vegjlit tanë dhe një partnere ideale në punë dhe në jetë. @sarahoxhaaa Nuk e di si ja del, por të dua!”, shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *