U vra në Gjermani, familja e 21-vjeçarit kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Atdhe!

Lorenco Dedaj vetëm 21 vjeç, është shqiptari i cili u vranë Gjermani mbrëmjen e 30 dhjetori 2023 pas një sherri me një 30 vjeçar kurd. I riu u godit për vdekje me thikë jashtë një klubi pranë Schuhmacherort në Heide.

Familja e të ndjerit ka bërë apel për ndihmë për të kthyer në Shqipëri trupin e pajetë të djalit të tyre. Familjarët e 21-vjeçarit kanë hapur një llogari IBAN për këdo që dëshiron të kontribuojë për të sjellë në Shqipëri trupin e Lorenco Dedaj.

“Për të gjithë ata që e kanë njohur Lorencin dhe familjen e Lorencit për të kontribuuar sadopak me sa mundësi të keni për kthimin e trupit nga Gjermania në Shqipëri mund ta bëjnë në këtë numër IBAN, ju lutem të vini dhe emrin tuaj poshtë në mënyrë që familja të dijë nga kush është bërë ky kontribut. Me përjashtim të gjithë atyre që kanë bërë një kontribut direkt këtu në Gjermani dhe përfitojmë nga rasti t’i falenderojmë përzemërsisht. Këtë gjë e bëjmë edhe për shumë njerëz që na kanë kontaktuar dhe nga Italia dhe vende të tjera të Evropës dhe nuk e kanë pas të mundur ta bëjnë një gjë të tille ky është IBAN që është hapur në llogari të familjes së të ndjerit Lorenci. Ju falenderojmë pa përjashtim të gjithëve”.

Marjan Dedaj

IBAN IT41 0030 6967 6845 1033 2869 999

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *