Dojna kritikoi vajzat e Instagramit për jetën luksoze, reagimi: Harrove që djali i Fullanit të vendoste 500 euro në ballë!

Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Rike Roçi, duket se shpërtheu ndaj një deklarate të fundit të Dojna Memës. E ftuar në emisionin “Oxygen”, Dojna diskutoi me Besim Dinën mbi jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale, “vajzat e Instagramit” dhe presionin ndaj djemve për të bërë para.

“Mendoj që televizioni, sa më shumë kalon koha, aq më shumë degradohet,” u shpreh Dojna.

“Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme. […] Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë”, tha ajo.

Asaj iu përgjigj Rike Roçi.

“Harroi kjo që çuni i babit [emri i fshirë] i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq”, shkruan ajo. Komenti i referohet një interviste të Dojnës me djalin e ish-guvernatorit Ardian Fullani, Erik Fullani. Gjatë videos live në Instagram, dikush i shkroi “A ke ndonjë 500 euro për të na i dhënë?”. Ai nxori 500 euro dhe i mbuloi sytë Dojnës, e cila reagoi duke thënë “Oh my God” (Oh, Zot!).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *