Lirohet me urdhër të SPAK Enio Meçaj!

Është liruar me kërkesë të SPAK, Enio Meçaj i arrestuar vitin e kaluar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit, lidhur me grabitjen e Exchange në zonën e Astirit.

Mësohet se gjykata e Posaçme i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”, në “detyrim paraqitje”.

Meçaj është njeri i afërt i Laert Haxhiut dhe ditën e arrestimit ai ka qenë në zonën e Astirit ku ndodhi grabitja, ndërsa emri i tij del edhe tek dëshmia e Tafanit i cili e tregon si pjesëmarrës në grabitje

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *