Numri i emigrantëve shqiptarë në pikat kufitare për t’u larguar për në vendin e punës, pas festave të fundvitit vijon të jetë i lartë.
Sipas të dhënave nga policia kufitare në Kapshticë kanë hyrë 2727 dhe kanë dalë 6321 persona. Pavarësisht fluksit, nuk ka pasur problematika apo orë të gjata pritje.
Pritet që fluksi pritet të shtohet gjatë ditëve në vijim, ndërsa janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur vonesat.