Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ditën e sotme, pasi një rreshter i policisë së Nju Jorkut, eliminoi gruan e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten.
Departamenti i Policisë në Clarkstown, i identifikoi viktimat në vrasje-vetëvrasje si 49-vjeçari Watson Morgan, gruaja e tij Ornela Morgan, 43- vjeç dhe dy djemtë e çiftit, 10 dhe 12-vjeç. Autoritetet thanë se të katër kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje.
“Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson eliminoi gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë në Clarkstown.
Watson, ishte një oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut për shtatë vjet.