Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Freskut në kryeqytet mëngjesin e të enjtes së 4 Janarit, ndërsa dyshohet se vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllanë.
Sipas informacioneve të para, mësohet se shtetasi Vehap Faik Cami, 63-vjeç ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe me pas veten. Ndërkohë, mbi ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë ku jetonte me qera, viktima, 68-vjeçari Lulëzim Cami.
“I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qera. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qeranë”, ka deklaruar ajo.