2024 mund të jetë viti, ku në Itali do të shijohet më së shumti pica me ananas dhe kjo falë Gino Sorbillo, maestros së picave. Kjo pasi maestro ka shtuar ananas në menunë e tij në Via dei Tribunali, rruga më e njohur e picave në botë, kryeqyteti i picës. Krijimi i Sorbillo, i quajtur “Margherita con Ananas” kushton 7 euro (7.70 dollarë). Kjo menu nuk përmban salcë domatesh, tre lloje djathërash por vetëm ananas.
Pica me ananas që po bën bujë në Itali!
Sorbillo i tha CNN se ai e krijoi këtë menu për të luftuar paragjykimet ushqimore.
“Mjerisht njerëzit ndjekin turmën dhe kushtëzohen sipas pikëpamjeve të njerëzve të tjerë, ose asaj që dëgjojnë. Kam vënë re në vitet e fundit se shumë njerëz po dënonin përbërësit ose mënyrat e përgatitjes së ushqimit thjesht sepse në të kaluarën shumica e njerëzve nuk i njihnin ato, kështu që doja të vendosja këta përbërës të diskutueshëm në një picë napolitane, duke e bërë të shijshme”, u shpreh ai.
Këtë receta ai e ndau për herë të parë në restorantin historik të Napolit me histori 3000-vjeçare. Sorbillo ka 21 pika në mbarë botën, duke përfshirë në Miami, Tokio dhe Ibiza.