Ndonëse kanë kaluar disa muaj nga ndarja e tyre, Olsi Bylyku dhe Egli Tako vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Një nga teoritë që qarkullon rreth tyre është se ndarja ka qenë e stisur dhe se njëri prej tyre do bëhet pjesë e “Big Brother VIP” për të rikrijuar një histori alla Bora- Donald.
Gjithsesi, duket se kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Në një seri me pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Egli ka deklaruar se nuk do hyjë në BBV duke shtuar se ka një vit plot ëndrra dhe objektiva përpara që duhet t’i realizojë.