Rikthim pas në kohë, një listë filmash nga ‘bota e sirenave’

Është thuajse e pamundur që mos të mendojmë për detin në stinën në të cilën jemi futur dhe temperaturat që po na ‘shoqërojnë’. Mes të gjithave gjërave që na lidh me detin po ju bëjmë një kthim pas në kohë dhe po ju risjellim në memorie disa nga filmat më të famshëm me sirena që ndoshta i kishit harruar, por prisni kur të shihni titujt më poshtë.

1. The Little Mermaid a.k.a Princesha Ariel!

Filmi më i famshëm i të gjithë kohërave! Shijon njësoj si 5, 10, 15 apo 30 vjeç.

2. The Thirteenth Year

Në ditëlindjen e 13-të të tij, një djalosh shikon diçka të cuditshme në trup. Filuan t’i dalin luspa dhe e dini çfarë? Është një triton!

3. Aquamarine

E  çfarë përshkrimi do të nevojitej për filmin legjendar të adoleshencës sonë?

4. Splash

Tom Hanks, një djalë i ri, shpëtohet nga një sirenë dhe dekada më vonë, kur fati i ritakon ai bie në dashuri me të. Në fakt është një botë që i ndan, ndaj dhe i duhej të bënte një zgjedhje…tokën me njerëzit apo detin me sirenën e tij.

5. The Shape of Water

Keni menduar ndonjëherë që njeriu mund të bjerë në dashuri me një krijesë që i ngjan një sirene?

6. Lady in the Water

Një grua e re jeton në pishinën e një kompleksi pallatesh dhe i duhet të përballet çdo ditë me sfida dhe rreziqe të reja. Ekziston një krijesë e cila e mban larg botës tonë dhe kështu i duhet të gjejë një mënyrë për t’i bërë ballë rrezikut që i kanoset.

7. Harry Potter and the Goblet of Fire

Harry Poter normalisht nuk është një film me sirena, por ia vlen të theksohet se magjistari i famshëm u hipnotizua 20 minuta prej tyre.

/Burimi: Cosmopolitan, Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *