Një ditë para ndërrimit të viteve, një ngjarje tragjike ndodhi në SHBA, ku një efektiv policie vrau fillimisht gruan e tij shqiptare, dy djemtë e tyre dhe më pas edhe veten.
Ornela Rora, 43-vjeçe u vra nga bashkë me dy djemtë e saj të mitur, ndërsa ka qenë shoqja e saj, Eljona Jahaj, e cila përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar për jetën dhe sakrificat e viktimës, ndërsa ende asnjë nuk e ka të qartë se pse ka ndodhur kjo ngjarje.
Ajo tregon po ashtu edhe historinë e njohjes së shoqes së saj me bashkëshortin amerikan.
Postimi i Jahajt:
Kjo eshte shoqja ime Ornela Rora me dy femijet e saj Gabriel 12 vjeç dhe Liam 8 vjeç. Te tre u vrane ne shtepine e tyre ne 30 Dhjetor, 2023 nga bashkeshorti i saj dhe babai i femijeve. Kane kaluar tre dite duke kerkuar google, marr ne telefon shoqet tona te perbashketa per te kuptuar “Cfare ndodhi?”
Burri i saj ishte nje nga keto meshkujt qe e veshtire per tu besuar qe egzistojne. Cdo fjale per te ne rrethin tone fillonte dhe mbaronte “njeri, bashkeshort dhe baba i mrekullueshem.”. U njoh me te kur levizi ne New York. Ornela, si shume prej nesh, erdhi ne Boston per tu shkolluar tek tezja e saj Irini qe e konsideronte si nje mama te dyte. Ishte adoleshente, por ishte e vendosur. Ornela hynte ne kategorine e ketyre grave qe lindin te zgjuara, te vendosura dhe te qarta per jeten e tyre qe diten e pare.
Shkoi ne shkolle, punonte nderkohe dhe aplikoi ne te gjithe Ameriken te gjente pune qe ti sponsorizonte letrat e fati e çoi ne nje nga shkollat e Bronx. Shpetova!-me tha atehere! Nuk e di ca do beja po te mos kisha gjetur kete punen se ku te kthehem ne Korçe mbas gjithe kesaj sakrifice. Isha shume e gezuar per te! E gezuar sepse ndryshe nga une edhe perse te dyja te njejtin hall, Ornela nuk kishte familjen e saj ne Amerike. Nena, babi dhe Pandushi, vellai i saj qe nuk e hiqte nga goja ishin te gjithe ne Korce dhe ne ato vite, ardhja ne Amerike ishte po aq e larget sa distanca midis Korces dhe saj.
U pelqye menjehere ne ambjentin e punes sepse ne fund te fundit perse mos te pelqehej? Ishte kaq e qeshur, pozitive dhe me edukate. Ornela kishte nje buzeqeshje prej nje million dollaresh! Kur takoheshim shpesh here ne shtepite e njera-tjetres, vetem ate gje mbaj mend me se shumti; buzeqeshja qe ndriconte dhomen! Degjonim kenge shqiptare se bashku dhe benim ndonje reference te djemve qe na kishin pelqyer por pastaj ktheheshim menjehere ne realitetin tone amerikan, ate te sigurimit te se ardhmes sone. Ornela nuk kishte kohe te merreshe me gjera pa vlere per te! E ardhmja e saj ketu kishte me shume rendesi se cdo gje tjeter.
Mbas nje viti, me thote, kam njohur dike. Hajde tek festat e Nentorit ne Boston te ta prezantoj.
-Amerikan,-me thote. Eshte i vecante. Do e njohesh vete.
E keshtu historia e dashurise me bashkshortin e saj fillon! Watson, nje polic i NYPD, i dekoruar dhe i vlersuar nga komuniteti i tij. Nje njeri me sjellje te matur, i sjellshem dhe fjale pak! Njeri qe te ngjallte siguri. Si nje vajze vetem ne Amerike, ai perfaqsonte figuren e nje mashkulli qe te jep siguri dhe ti mund ti besoje jeten! Fiks per Ornelen!-mendova une. Nje vajze aq e matur nuk mund te merret me nje çunak. Vetem nje njeri i tille mund ti permbushi asaj nevojat e saj shpirterore dhe psikologjike.
Nje vit me vone, une, mami dhe vellai i shkojme ne dasem ne New York. Nese ajo cdo here ishte e qeshur, kete dite buzeqeshja e saj kishte marre formen e nje energjie tjeter, e asaj te nje gruaje te dashuruar, ku syte i kishte gjithmone nga ai. Vallzuan se bashku pothuajse non-stop dhe buzeqeshja e saj nuk mbaroi non-stop. Mbas nje kalvari mundimesh, zhvendosje ne nje vend te huaj, mbarimit te shkolles, gjetjes se punes, te gjitha me forcat e saj, Ornela kishte gjetur njeriun e zemres dhe nje e ardhme e shume enderruar e priste. Gabe dhe Liam erdhen njeri mbas tjetrit dhe zemra e Orneles ishte plot sikurse dhe kjo foto! Ajo zellshmeri e Orneles qe e kishte per veten dikur e kaloi ne menyren me natyrale tek djemte e saj. “Dua te udhetojne boten,-thoshte. Te bejne gjerat qe une si beja dot nga rrethanat.” Objektiva ishte 50 shtete para se te mbushnin 18 vjec. Facebook-u i saj i mbushur plot me fotografite e djemve neper bote. Ata krah per krah me njeri-tjetrin apo mbas fustanit te saj apo ngjitur me babane e tyre. Facebook-u i Orneles tregonte nje jete perfekte! Femije te mbare, nje çift qe kishin harmoni dhe dy njerez ne karrierat e tyre perkatese. Si thone Amerikanet: “They had it all!”
Por 30 Dhjetori tregoi te kunderten, bashkeshorti i saj nuk u shfaq ne pune te premten. Ndenji ne shtepi me familjen e tij, por kete rradhe ai nuk kishte plane te luante me djemte basketboll ne baçen e tyre. Ai mori armen e sherbimit, gjeti Ornelen te paren ne shtepine e tyre te madhe, qellon ate e me pas kerkon djemte e tij e i vret njeri mbas tjetrit e me pas veten. Asnje komshi nuk degjon gje. Policia e qytetit shfaqet ne shtepine e tyre sepse si punues shteti ai nuk ishte shfaqur ne pune dhe nuk ishte karakteristike e tij te mos shfaqej ne pune. Ai ishte Sergeant i dekoruar dhe nje nga njerezit me te besuar te komunitetit. Mos te shkuarit ne pune nuk ishte normale. Koleget e tij shkojne te kontrollojne dhe gjejne ne shtepine e tyre te bukur nje nga pamjet me te veshtira per tu pertypur, trupat e pajete te familjes.
Dikush i dergon mamit tim nje fotografi te lajmit. Kur e shoh them jane si shakara qe bejne njerezit! Nje fotografi e tij qe si per cudi te kallte daten pa e lexuar shkrimin dhe shpejt e shpejt i gugelloj emrin dhe e gjej ne cdo rrjet te medias Amerikane dhe Britanike. Polici i dekoruar vret gruan dhe dy djemte e me pas veten-shkruajne te gjitha ato. Po si, cfare, pse?! A kishte abuzim psikologjik dhe ne nuk e dinim? A kishte shenja qe duhet ti kishim vene re te tere? Asnje nga ato nuk e thote. Marr shoqen tone te perbashket ne Texas per ta pyetur, ajo me e shokuar se une dhe e konfuzuar se une. Po…ai ishte njeri kaq i mire,-reagon ajo. Ashtu sikurse filluan te gjithe te thonin ne rrethet tona, por ja qe ky nuk ishte realiteti. Nje njeri i mire nuk vret famlijen e tij, nje bashkeshorte dhe dy djem qe ishin modele njerezore.
Nuk kam informacion te metejshem se cfare ka ndodhur. Kane kaluar vetem 3 dite nga ikja e Orneles. Mora vesh qe prinderit dhe vellai kane mberritur ne Amerike. Ne menyre ironike, vellait te saj i ishte refuzuar viza per te takuar motren dhe niprit e tij per 12 vjetet e fundit, por ambasada ja kishte dhene per kete rast, te beheshin bashke si familje te gjithe nje nga te paktat here te jetes se tyre.
Sot e shkruaj kete shkrim me ndjenja shume konfuze! Dua te kem zellin qe ka nje njeri per Vitin e Ri, me rezoluta dhe objektiva e parime qe i mbaj te shenjta, por keto dite qenka e veshtire sepse kur njeh dike dhe dicka tragjike qe ju ndodh si kjo, nje pjese e jotja ndjehet fajtore dhe kur atehere ku nuk ka arsye llogjike te ndjehesh. Po sikur ta kisha pyetur a ishte vertete e lumtur? A kishte jeten qe donte? Po kush i ben keto pyetje pa u perceptuar sikur ti ja dyshon realitetin qe ka.
Fotografia e fundit te saj ne facebook eshte nje grup fotografik te djemve qe kishin ardhur ne Boston per te festuar ditelindjen e kusheririt te tyre te vogel Henri. Ne mendjen time luaj here pas here imazhin e tyre ne dasmen e saj…dhe nje nga kenget e saj me te preferuara “Remember When” te Alan Jackson qe ja dedikon dashurise se gruas se tij dhe per ata qe e kane degjuar, “Remember When” eshte nje nga kenget me te bukura te muzikes country. Rreshtat e kenges perfaqsojne gjithe konceptin e lumturise per Ornelen! Çdo fjale! Keshtu e konfuzuar, e paqarte, e trishtuar shkruaj kete shkrim; nje trishtim me permasa me te medha se vet fjalet! E vetmja gje qe me jep ngushellim ne keto momente eshte qe ajo nuk pa femijet e saj! U prefsh ne paqe Ornela! Ndoshta parajsa kishte nevoje per ndriçimin e buzeqeshjes tende!