Frikë nga hakmarrja, familja braktis në morg trupin e Arben Lleshit!

Njëzet ditë pas vrasjes në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, trupi i të dënuarit Arben Lleshi, ka mbetur në morgun e Tiranës pa u tërhequr nga familjarët, edhe pse autopsia ka përfunduar që në dhjetor të 2023-shit.

I burgosuri u ekzekutua me dy plumba brenda në qelinë e tij në burgun e Peqinit mesditën e 15 dhjetorit 2023 nga Sokol Mjacaj. I dënuari përjetë për vrasjen e turistëve çekë në Shkodër në vitin 2015 arriti të fuste brenda burgut një pistoletë me mulli përmes një shisheje qumështi, dhe e vrau Lleshin në qeli, teksa vetë ai ishte në ajrim.

Sokol Mjacaj la të plagosur edhe shokun e qelisë së Lleshit, dhe për të realizuar vrasjen shfrytëzoi faktin që skanerët nuk punonin. Ngjarja pasoi arrestime nga zinxhiri komandues i burgut, me drejtorin Kamber Hoxha dhe shefin e policisë Mariglen Kadiu si dhe 10 punonjësve të sigurisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *