Nëna e 4 fëmijëve vrau veten pasi u bullizua, nesër protestë në Tiranë!

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Sukth të Durrësit tronditi opinionin publik, ku një nënë e katër fëmijëve i dha fund jetës pasi i hapën profile denigruese në rrjetin social Tik Tok. Pas ngjarjes së rëndë të përsëritur, në rrjetet sociale është shpërndarë një poster, ku është paralajmëruar protestë ditën e nesërme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në orën 11:30.

Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në një fshat të Sukthit. Një 41-vjeçare nga fshati Vadardhë i Sukthit ka humbur jetën në spital, pasi është dërguar me urgjencë nga familjarët.

E sulmuar në mënyrën më të shëmtuar, nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Pa mundur të kërkojë ndihmë, apo të gjejë shpëtim diku, ajo ka konsumuar një sasi fotoksine, për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej publikisht në një komunitet të vogël.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *