41-vjeçarja, Bedrie Loka i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti. Ditën e sotme është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, Xhemal Loka sepse nga hetimet rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij.
Nëna e 4 fëmijëve punonte në një fasoneri, që është kompania e këngëtares Zaimina Vasjari. Kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Instastory për vetëvrasjen e Bedries. Zaimina shprehet se askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar, por u interesoi historia e TikTokut.
“TANI DO PREHESH NE PAQE BEDRIE!
U perpoqa shume dje te zbardhja historine tende nga lajmi i rrem qe portalet te perfshin, por per fat te keq askujt nuk i interesoi historia e nje gruaje te dhunuar se ndoshta eshte shume e degjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm me i klikuar. Per fat te keq sot edhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e verteta. Ti ishe nje grua e bukur, e zonja, e forte, nje nga puntoret me te shkelqyera te kompanis tone, e ndershme dhe nje Nene shembullore.
Ngushellime te perzemerta familjareve!”, shkruan Zaimina.