Ahmetajt i digjet mandati i deputetit pas arratisë!

Arben Ahmetajt, ish-zv.kryeministrit në arrati dhe nën hetim për 4 vepra penale i është djegur sot mandati i deputetit.

Ahmetaj nuk ka marrë pjesë në seancë prej kur u largua nga vendi më, 7 korrik 2023. Në sesionin e ri parlamentar të hënën do të bëhet dhe verifikimi i mandateve, mes tyre edhe i Ahmetajt. Neni 71 i Kushtetutës, në gërmën “d” përcaktohet se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Pritet që Ahmetajn ta zëvendësojë, kandidati i radhës në listë, ku sipas renditjes për Qarkun Tiranë, mandatin do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta. Në rast se Bici do të refuzojë mandatin, atëherë KQZ do të duhet të njoftojë kandidatin e radhës, Plarent Ndreca.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *