Do të të bëj të vrasësh veten. Djali zbulon çfarë i tha babai Bedrie Lokës, para vetëvrasjes!

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vetëvrasjen e Bedrie Lokës në Sukth disa ditë më parë, me fotoksinë.

Djali i viktimës ka zbuluar debatin që nëna e tij kishte me të atin ditën e krimit, disa orë para se 41-vjeçarja t’i jepte fund jetës. Sipas djali të viktimës, i ati Xhemal Loka ka kërcënuar Bedrien duke i thënë: unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend!

“Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin e nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin. Madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar.

Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë që, unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im”, ka deklaruar djali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *