Media greke Prothema.gr ka zbuluar detaje të reja shokuese nga vrasja e 41 vjeçares shqiptare nga i dashuri i saj së bashku me mikun e tij natën e ndërrimit të viteve.
Dy burrat i kanë zënë pritë Gjeorgjias kur ajo hyri në shtëpinë e partnerit të saj 39 vjeçar në Selanik rreth orës 23:00 natën e Vitit të Ri. I pari që e ka sulmuar 41 vjeçaren ka qenë miku i partnerit të saj i cili e ka kërcënuar me thikë ndërsa partneri i saj i ka vendosur prangat dhe shirit në gojë. Por më e tmerrshmja nuk kishte mbaruar për Gjeorgjian pasi ka vazhduar dhe në dhomën e gjumit të shtëpisë ku dy burrat e kanë goditur disa herë më thikë majtas dhe djathtas në qafë, duke bërë që ajo të jap frymën e fundit.
Lëvizja tjetër dhe me sa duket e planifikuar paraprakisht e dy autorëve ishte të merrnin një makinë, të vendosnin trupin e pajetë të Gjeorgjias brenda në bagazh dhe në fund ta transportonin atë në një zonë të shkretë të Halkidikit.
Bëhet e ditur se dy autorët pasi vranë 41-vjeçaren shtatzënë, i kanë zhvatur viktimës dhe shumën prej 80 eurosh. 41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë. Që në momentin e parë partneri i saj u përpoq të largonte çdo dyshim duke pretenduar se 41-vjeçarja i kishte lënë një mesazh para se ajo të zhdukej.
Madje, ai vetë ka pohuar se ka bashkëpunuar me hetimet e autoriteteve dhe në çdo rast ka theksuar se nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë rast. Autoritetet tashmë i kishin konfiskuar dhe po kontrollonin celularin e burrit, Akisit, duke zbuluar edhe detaje për dhunë fizike në të shkuarën.