Vajza i rrëfeu se 33-vjeçari e kishte përdhunuar prej 9 vitesh, si shqiptari i ngriti kurth kunatit për ta vrarë!

Një krim i rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën prej 9 vitesh. E bija 18-vjeçare, nga martesa e parë, i kishte rrëfyer Fatmir Talellarit mëngjesin e së martës (9 Janar) se 33-vjeçari Erjon Pelivani kishte abuzuar seksualisht me të që prej moshës 9 vjeçare, raportojnë mediat greke.

Gjithashtu vajza, nga martesa e parë, i ka treguar të atit se kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash. I shokuar nga rrëfimi i së bijës, Fatmir Talellari ka marrë armën e gjahut dhe ka nxjerrë justifikim për të takuar 33-vjeçarin duke i thënë se iu ishte prishuar makina dhe kishte nevojë për ndihmë.

Autori ka treguar se është takuar me vëllain e gruas së tij të dytë pranë fabrikës AGET në zonën e Volos rreth orës 19:45 të pasdites së të martës. Me të mbërritur në vendngjarje, pas një debati që ka pasur me të, autori e ka goditur 33-vjeçarin me tytën e pushkës në fytyrë dhe kur i riu ka tentuar t’ia heqë armën, e ka qëlluar për vdekje me një plumb të vetëm. Më pas, në orën 21:40, autori ka shkuar në Komisariatin e Policisë Volos dhe ka rrëfyer krimin e rëndë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar një patrullë policie, ku kanë gjetur pranë fabrikës AGET, trupin e pajetë të të riut të shtrirë në tokë, me dëmtime në fytyrë dhe të vrarë me plumb në gjoks. Matanë rrugës ishte automjeti, në pronësi të viktimës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *