‘E zgjidh unë”, çfarë i tha shqiptari vajzës pasi mori vesh se kunati i tij e kishte përdhunuar!

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, i cili u ekzekutua nga kunati i tij Fatmir Tarellari në Volos të Greqisë. Siç është bërë e ditur, 33-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën 18-vjeçare të Fatmir Tarellarit, që në moshën 9-vjeçare.

Mediat greke shkruajnë se kur ajo u rrit dhe mbushi moshën rreth 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme.

Pelivani në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video, por më pas ka shantazhuar mbesën e tij me to. Kur vajza ka filluar punë, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialet që posedonte.

E gjendur në këto kushte vajza i ka rrëfyer babait të saj për veprimet e tmerrshme të 33-vjeçarit. Kur ka marrë vesh ngjarjen 50-vjeçari i ka thënë se do ta “zgjidhte vetë atë punë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *