Dy tregtarë kokaine të cilët fshehën kokainën në një ndarje të fshehtë të një kutie dorezash në një përpjekje “të kotë” për të fshehur kriminalitetin e tyre janë burgosur.
Orest Malushi, 44 vjeç, dhe Olsian Vogli, 31 vjeç, u kapën jashtë një apartamenti që Vogli e përdorte si depo ku policia gjeti 100,000 £ para. Ata u dënuan përkatësisht me dy vjet e gjashtë muaj dhe pesë vjet e katër muaj në Gjykatën Harrow Crown më 9 janar për vepra që lidhen me drogën. Shtetasit shqiptarë po hetoheshin nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar (OCP) – një njësi e përbashkët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe e Shërbimit Policor Metropolitan.
Dyshja u arrestuan pranë makinës së Malushit në Hendon në korrik të vitit të kaluar nga oficerët e OCP që i kishin nën vëzhgim. Vogli ishte parë teksa hynte dhe dilte nga një banesë në Caversham Road, Colindale, të cilën e përdorte si strehë pak para arrestimit. Oficerët e OCP kontrolluan një çantë shpine të zezë që ai mbante, e cila përmbante gjysmë kilogram kokainë.