Arrestimi i Berishës, Basha: Nuk duhet të kishte përfunduar kështu!

Lulzim Basha ka folur për herë të parë lidhur me arrestimin e Berishës.

Në një konferencë për mediet, Basha ka shprehur keqardhje për masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit, por theksoi se opoyita ka nevojë të ecë përpara.

Basha: Njëri në rrafshin personal, tjetri në rrafshin politik, më vjen shumë keq që një njeri me të cilin kam bashkëpunuar, një njeri të përfundojë këtu, çfarë kam pasur për të thënë e kam thënë. Në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë ku duhet të përballet dhe të marrë përgjegjësi. Keqardhje e thellë që të përfundojë kështu. E domosdoshme që opozita të ecë përpara, jo të shkelë mbi të shkuarën, atë mos mohojë as gjërat e mira dhe as të këqija, drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe çdokush duke nisur nga unë, duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë, kam çuar në parlament për heqjen e imunitetit. Si rezultat kemi fenomene si Arben Ahmetaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *