Enxhi Nasufi do të jetë moderatore e “Big Brother Fan Club”. Këtë ajo e ka pranuar ditën e sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
Enxhi: Po pranoj të martohem me moderimin e “Big Brother Fan Club”, meqë ka qenë edhe periudhë propozimesh këtë vit. Është diçka që e kam qejf dhe kur e manifeston bëhet. Enxhi gjithashtu është shpallur edhe fituese e “DWTS” të këtij sezoni, e deri më tani ka qenë kryefjalë e mediave rozë, pasi ka kohë që është përfolur që këtë vit i është besuar asaj ky pozicion, derisa më në fund e pranoi.
Reality show nis më 13 janar e bashkë me të edhe “Fan Club” ku diskutohen çdo javë dinamikat e lojës me të ftuar të ndryshëm.
Në sezonin e parë të tij është moderuar nga Dojna Mema më pas nga Megi Pojani, ndërsa këtë vit i është besuar Enxhi Nasufit.