Kompania izraelite “Polaris Solutions” ka prezantuar ditët e fundit një veshje të re të sofistikuar kamuflazhi e cila i bën ushtarët virtualisht të pazbulueshëm.
Veshja Kit 300 është krijuar në bashkëpinim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe përbëhet nga një loj materiali që fsheh shikimin termal. Përmban mikrofibra, metal dhe polimer dhe e bën të vështirë që ushtarët të pikasen nga syri njerëzor dhe kamerat termale.
Peshon 500 gramë dhe mundëson lëvizjen lehtësisht të ushtarëve gjatë marshimeve në zonat e rrezikshme të luftës.
Kjo veshje iu jep mundësinë ushtarëve që ta kopsisin në anët e saj për të krijuar një barrierë që ngjason me shkëmb.
/Priza.al/