Si të fitojmë para nga Tik Tok!

Kur Tik Tok u hap në vitin 2020, videot në këtë platformë ishin të shkurtra dhe përdoreshin fillimisht për argëtim, pasi Covid-19 izoloi botën. Papritur, Facebook, Instagram, YouTube dhe platforma të tjera sociale tentuan të kopjojnë kontektin, për të krijuar po ashtu video me minutash më të shkurtra, që do të shfaqeshin vertikalisht. Kjo kthesë e papritur e këtyre rrjeteve sociale, erdhi me synimin për të arritur popullaritetin e TikTok, veçanërisht tek adoleshentët.

Por 4 vite më pas, Tik Tok, ka ndryshuar platformën sërish, duke hequr dorë nga videot origjinale, duke i shtyrë përdoruesit të shohin video më të gjata. Pra, përdoruesit duhet të hedhin në rrjet, video më të gjata se një minutë, nëse duan të paguhen nga aplikacioni. Zhvendosja e TikTok drejt përmbajtjes më të gjatë është në një farë mënyre një përmbysje e fatit, ai tani po ndjek kolegët e tij në një format përmbajtjeje që shpesh është më fitimprurës. Strategjia gjithashtu mund të inkurajojë përdoruesit të shpenzojnë edhe më shumë kohë në një aplikacion që adoleshentët e përdorin pothuajse vazhdimisht. Por disa krijues të TikTok nuk e kanë pritur mirë këtë lëvizje, pasi sipas tyre, videot e popullarizuara do të zhduken, si pasojë e kohës së gjatë.

“Unë nuk kam gjithmonë përmbajtje, prej një minute,” tha Nikki Apostolou, një krijues i TikTok me afro 150,000, i cili publikon video në lidhje me historinë dhe kulturën e Amerikës vendase në aplikacion.

Zëdhënësi i TikTok, Zachary Kizer deklaron se kompania ka zhvilluar Programin e ri të Kreativitetit, bazuar në mësimet dhe reagimet e konsumatorëve në rrjet.

“Ndërsa vazhdojmë të zhvillojmë mënyra të reja për të shpërblyer krijuesit dhe për të pasuruar përvojën e TikTok, ne vlerësojmë reagimet e drejtpërdrejta nga komuniteti ynë”, deklaroi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *