Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të premte në orën 22:55 tek rrethi i Selitës në Tiranë. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur 35-vjeçari Zamir Kalemi i cili është dërguar menjëherë në spital.
Policia në një reagim zyrtar raporton se 35-vjeçari është qëlluar më armë zjarri në këmbë dhe nuk a rrezik për jetën. Nuk dihet ende identiteti i autorit dhe as rethanat se si ka ndodhur ngajrja ne kryeqytet.
Burime nga mediat raportojnë se i plagosuri rezulton të jetë i dënuar më parë, në vitin 2020 për lojërat e fatit. Gjithashtu bëhet me dije se Zamir Kalemi është i afërm i Aleksandër Sadikaj.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet në Tiranë për të bërë të mundur kapjen e autorit.