Polici italiane ka nisur hetimet disiplinore mbi një stafin e një çerdhe pasi 2 ditë më parë i dha një gjyshi fëmijën ‘e gabuar’. Sipas rindërtimit të ngjarjes, i moshuari në të vërtetë bëri gabimin e parë duke i rënë ziles së çerdhe, dhe jo të shkollës që është ngjitur, dhe më pas një gabim të dytë duke mos njohur që vajza që iu dha, nuk ishte mbesa e tij por një ‘tjetër’.
Keqkuptimi vazhdoi për rreth gjysmë ore, deri në momentin që ai arriti në shtëpi dhe anëtarët e familjes e kuptuan që kishte sjellë “mbesën e gabuar.” Ndërkohë anëtari i familjes së vajzës kishte mbërritur në çerdhe, dhe në momentin që nuk gjeti fëmijën thirri policinë.
Ndërkaq, mbesa e vërtetë e gjyshit, dy vjet më e madhe se tjetra, po priste që dikush ta merrte nga kopshti fqinj. “Gabimi i strukturës ka ndodhur dhe do të kodifikohet në duart e atyre që e bënë atë me pasojat e pritura disiplinore”, thotë nënkryetari i Bashkisë i cili ndjek hetimet.
Historia tashmë ka shkaktuar procedime disiplinore për dy personel të çerdheve, duke marrë parasysh që të afërmit duhet të tregojnë një përfaqësues dhe të identifikohen, dhe se personeli është gjithashtu përgjegjës për shmangien e keqkuptimeve serioze si kjo. Duket gjithashtu se vajzat kanë të njëjtin emër por kjo nuk e justifikon gabimin. Edukatori dhe portieri që hapi derën do të pezullohen nga puna në këtë moment.
/Burimi LaRepubblica/ përshtati në shqip Priza.al/