Në familjen Lika ka ndodhur një bekim, pas ndarjes nga jeta të Ilda Gjonit, nëna e aktores Ana Lika.
Aktorja përmes një postimi në Instastory, ka treguar se në këto ditë të vështira që po kalon nga humbja e nënës, është bekuar me ardhjen në jetë të mbesës.
“Mes këtyre ditëve kaq të trishta për ne, Zoti na riktheu buzëqeshjen me ty drita jonë e vogël. Mirë se erdhe në jetë Zeina, tezja të do shumë”, ka shkruar aktorja