Krijohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike!

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Arben Kingji morën pjesë në inaugurimin e kësaj njësie që do të luajë një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit.

Ata u njohën nga afër me strukturën dhe funksionin e kësaj njësie, që ka si qëllim menaxhimin e sistemeve të sigurisë kibernetike që mbikëqyrin/monitorojnë, Sistemet e Komunikimit dhe Informacionit të Forcave të Armatosura nga ndërhyrjet e paautorizuara në këto sisteme.  Njësia do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të funksionojë falë ekspertizës së specializuar të profesionistëve dhe teknologjisë së përparuar.

Një prej punonjësve të kësaj njësie, i shpjegoi kreut të qeverisë se qendra monitorohet 24 orë, teksa përdor teknologji bashkëkohore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *