Që në ditët e para, banorët e “Big Brother VIP”, kanë nisur aleancat dhe polemikat e para. Teksa ka qenë duke diskutuar, një pyetje që iu drejtua Rozës ngjalli shumë polemika.
Pyetja që iu drejtua ishte: Kush ke qejf që të dalë nga shtëpia?
Roza thotë emrin e Julit dhe më pas i thotë: “Mos ma merr personale dhe për keq, por e kam tek e folura me zë të lartë, se ndryshe je djalë flori. Juli mesa duket, nuk e mori shumë në kontekstin e shakasë dhe kërkon që të dijë arsyen se pse Roza mendon ashtu për të.
Juli: “Cila është arsyeja e vërtetë që më do jashtë shtëpisë që në javën e parë”?
Roza: “Ta thashë, se bërtet shumë sepse s’kam asgjë personale me ty, kaq”.