Është lënë në burg nga GJKKO biznesmeni Pëllumb Gjoka, pasi dyshohet se bashkëpunonte me grupet kriminale në një sërë aktivitetesh të paligjshme.
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Gjokës, për zëvendësimin e masës së sigurisë. Gjoka ndodhet në paraburgim prej muajit korrik të vitit të kaluar.
Ai njihej si investitor strategjik, ndërsa u ra në pranga pas zbardhjes së komunikimeve në Sky ECC