Kryediplomati grek u shpreh i kënaqur sot që çështja e detit kaloi në Hagë dhe Mitsotakis me Ramën kanë rënë dakord që të përshpejtojnë konsultimet ligjore në nivel ekspertësh.

Vasili e akuzon Ramën si pazarxhi i kufijve që po shet detin dhe tradhëton shqiptarët pas shpine. Ndër të tjera, Vasili tha se deti është kauza më e shenjtë për kufijtë dhe Rama duhet të dijë se ata janë të paprekshëm.

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Rama pazarxhiu i kufijve, po shet detin ne fshehtesi dhe po tradheton shqiptaret pas shpine!!
Sot serish Ministri i Jashtem grek Dendias tha se:
“Një hap me të vërtetë i madh në këtë drejtim ishte vendimi ynë i ndërsjellë për t’u referuar caktimin e zonave tona detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësia.
Ky vendim është shembullor se si mund të zgjidhen çështje të rëndësishme kur të dy palët e përfshira janë të përqendruara në përkrahjen ndërkombëtare”.
Pra Dendias dhe Greqia jane shume te kenaqur dhe plotesisht te qarte dhe te informuar se cfare vendimi eshte marre dhe qe ju leverdis me se miri atyre.
Ndersa Shqiptaret jane ne erresire te plote, te painfomuar dhe te tradhetuar nga pas kraheve nga kryeministri batakçi dhe pazarxhi i njohur kufijsh.
Pyetjet e meposhtme presin pergjigje.
Keto pergjigje Rama do ti jape me hir a me pahir sepse eshte fjala per me te shenjten kauze ate te kufijve te Shqiperise.
1.Pengu i kujt dhe i cilit interes personal eshte bere Edi Rama, qe po shet jo nje liter uje deti, por te gjithe detin e Shqiperise duke dhunuar Kushtetuten dhe ligjin??
2.Peng i kujt dhe i cilit interes personal eshte Rama qe vendos per nje zgjidhje qe e ve Shqiperine ne dizavantazh dhume te qarte dhe te nje humbjeje te paralajmeruar perballe Greqise ne Gjykaten Nderkombetare??
3.Peng i kujt dhe i cilit interes personal eshte Edi Rama, qe Marreveshjen politike me Greqine, e cila sipas Ministrit te Jashtem grek Dendias eshte mbyllur ne tetor, nuk e ka çuar as ne Kuvend dhe as te Presidenti??
4.Peng i kujt dhe i cilit interes personal eshte bere Edi Rama, qe ben veprime te tilla kaq te renda, qe Kushtetuta ja ndalon kategorikisht, duke konsumuar krimin e tradhetise se larte, pasi nuk eshte dhe s’mund te jete gje tjeter shitja e kufijve shteterore, qe ai po kryen??
5.Eshte deklaruar pershpejtimi i Negociatave qe do te thote qarte qe dikush negocion , Po cili qenka ky Grup Negociator qe po punon per Marreveshjen per te shkuar ne Hage?
6.Kush e ka mandatuar kete Grup Negociator per te bere nje marreveshje per kufijte detare dhe per ti ndare ata ne Hage?
7.Pse mbahet e fshehte perberja e ketij Grupi Negociator dhe objekti i punes se tij?
8.Akoma ne fuqi eshte nje tjeter Grup Negociator i ngritur qe ne vitin 2018 per te pergaditur Marreveshjen me Greqine dhe qe ka plotfuqine e Presidentit sikunder Kushtetuta e kerkon, ç’po ndodh me kete Grup?
9.Cila eshte permbajtja e Marreveshjes politike te arritur ne tetor te deklaruar nga Ministri grek Dendias dhe perse nuk eshte bere publike kjo Marreveshje?
10. Cila eshte kjo marreveshje?
11.Cila eshte permbajtja e marreveshjes?
12.Perse nuk eshte bere publike kjo marreveshje, per tu njohur nga te gjithe shqiptaret, sepse kufijte e Shqiperise nuk jane prone e Edi Rames?
13.Cfare e ka penguar qeverine qe ta beje publike nje marreveshje kaq te rendesishme?
14.Perveç Edi Rames dhe qeverise a ka pasur perfshirje te institucioneve te tjera kushtetuese dhe ne se po, cili ka qene roli dhe kontributi i tyre ne kete marreveshje ?
15.Po perfaqesuesve te shoqerise civile, historianeve, eksperteve te kufijve detare, juristeve te shquar te se drejtes nderkombetare, historianeve etj a ju eshte kerkuar mendim per kete marreveshje?
16.Po grupi negociator i ngritur per hartimin e marreveshjes se detit me Greqine çfare roli ka pasur?
17.Kur, ku dhe Kush e ka firmosur kete marreveshje?
18.Kush e ka miratuar marreveshjen?
19.Ku eshte e depozituar kjo marreveshje kaq e rendesishme ?
Edi Rama boll u perdrodhe asnje tradheti sado e miremenduar dhe e fshehte qe te jete nuk kalon dot, kufijte jane te paprekshem fute mire ne koke kete.
Edi Rama çdo loje me kufijte ka vetem nje emer TRADHETI KOMBETARE!!

/Priza.al/