Kryeministri Edi Rama ka kujtuar masakrën e Reçakut 25 vite më parë, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.
“25 vite nga Masakra e Reçakut. Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën”,-ka shkruar kryeministri Rama.