KQZ letër kryetarëve të partive për Reformën Zgjedhore!

Kreu i KQZ -së Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër kryetarëve të partive dhe Komisionit për Reformën Zgjedhore ku u kërkon adresimin e rekomandimeve të OSBE-së për reformën. Letra i është dërguar 9 kryetarëve të Partive në vend, PS, PD, PL, PSD, PAA, LZHK, PR, PBDNJ e PDIU.

Sali Berisha, në arrest shtëpie, në hetim për korrupsion për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani nuk figuron, ashtu siç nuk figuroi as në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Një tjetër konfirmim se Berisha jo vetëm nuk përfaqëson ligjërisht asnjë forcë politike, por as nuk mund të flasë në emër të askujt.  Në letrën që mban datën 15 janar Celibashi u kërkon partive politike të adresojnë ‘herësin’ dhe votën e emigrantëve si dhe i kërkon që të japin përgjigje brenda muajit shkurt nëse do të zgjerohet votimi elektronik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *