Dokumentet/ Vdekja e 3-vjeçarit, klinika e Roland Xhaxhos s’kishte licencë kur kreu ndërhyrjen!

Klinika e mjekut Roland Xhaxho, në të cilën kreu ndërhyrje 3-vjeçari Brian Spahiu që më pas ndërroi jetë nuk kishte licencë për klinikë dentare.

News 24 ka zbardhur skandalin e rëndë. Në dokumente zbulohet fakti se vajzës së Roland Xhaxhos, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pasi 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikën dentare.

3-vjeçari kreu ndërhyrjen në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor në reanimacionin e pediatrisë në QSUT, ndërsa në dokumentet vërtetohet se Ina Xhaxho e ka marrë licencën me 31 tetor 2023, një muaj më pas.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *