Në datën 18 Janar, gjyqtari i posaçëm Erjon Çela do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për të marrë të pandehur ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në privatizimin e ish-fabrikës së bukës.
Kjo do të jetë përballja e parë e Ahmetaj me Prokurorinë e Posaçme në Gjykatë, për cilësinë e hetimeve dhe akuzat, të cilat i ka mohuar në disa postime në rrjetin e tij social Facebook.
Gjykata ka ftuar të dyja palët që në orën 09:00 të kësaj date të paraqiten për të përballur qëndrimet e tyre në lidhje dyshimet e ngritura nga prokuroria.