‘Truprojat e mi të thyejnë nofullën’/ Meri ‘e ashpër’ me Meritonin!

Dy ditët e para në ‘Big Brother Vip’ kanë mbizotëruar tensionet dhe debatet. Më ‘problematikja’ ka qenë astrologia Meri Shehu e cila është përplasur me disa banorë.

Teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë Meri paralajmëron gazetarin, Meriton Mjekiqin se ‘nesër do e ketë Prishtinën minus’.

Pjesë nga biseda:

Meri: Nëse do të identifikohesh si VIP ose si person televiziv, merru me temat e tua, mos u merr me temat e mia. Unë nuk e kuptoj pse ke ardhë këtu

Meritoni: Nuk jam si puna jote. Të respektoj shumë

 

Meri: Po mirë, shyqyr që nuk je. Ça të them. Unë nuk e kuptoj pse ke ardhë këtu

Meritoni: Për këtë arsye

Meri: Që të bëhesh VIP. Prishtinën e ke minus nesër. Ore nuk i ke parë 2 truprojat e mi, nuk po tallem

Meritoni: Ashtu e?

Meri: Ore nuk tallem, ata ta japin nofullën në dorë. Mendoja ndryshe për ty, do të të kthej të gjithë Prishtinën kundër

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *