Kuvendi miraton me shumicë votash emërimin e dy ministrave të rinj!

Me 73 vota pro dhe opozitën që bllokoi punimet normale të Kuvendit, socialistët votuan emërimin e Blendi Gonxhes ne ministrinë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.

Po me 73 vota u miratua dhe Adea Pideni si ministre e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin.

Ndërkohë që Elva Margariti u shkarkua me 72 vota pro. Po 72 vota mori dhe shkarkimi i Ervin Metes nga ministria e Ekonomise dhe 73 vota mori emerimi i tij si minister i Financave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *